LAJMI I FUNDIT:

Zyra e kryeministrit Haradinaj: Çështja e vizës është ende në procedurë

Zyra e kryeministrit Haradinaj: Çështja e vizës është ende në procedurë

Mos shkuarja e kryeministrit Ramush Haradinaj për vizitë në shtetin e Iowa-s në SHBA, është bërë një nga top lajmet në mediat tona.

E mos pjesëmarrja e Haradinajt në këtë vizitë, po del të jetë për shkak të vizës, pasi që u raportua se ambasada e Amerikës i ka refuzuar vizën kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.


Haradinaj anulon vizitën në Iowa të SHBA-së, shkak viza
Lexo po ashtu Haradinaj anulon vizitën në Iowa të SHBA-së, shkak viza

Madje këtë e konfirmoi edhe një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA-së, Greg Hapgood, i cili tha se kryeministri Haradinaj ka anuluar vizitën në këtë shtet për shkak të vizës.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë Hapgood për Radio Evropa e Lirë.

Haradinaj: Ende po pres vizën amerikane
Lexo po ashtu Haradinaj: Ende po pres vizën amerikane

Mirëpo një gjë të tillë e kanë mohuar nga zyra e kryeministrit Haradinaj.

Zëdhënësi i qeverisë, Arbër Vllahiu ka thënë për Telegrafin, se kryeministrit Haradinaj nuk i është refuzuar viza nga ambasada e Amerikës.

“Gjithçka është ende në procedurë të pritjes”, ka thënë Vllahiu.

Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori