LAJMI I FUNDIT:

Zyberi: Ivanov ka shkelur rëndë Kushtetutën e Maqedonisë

Zyberi: Ivanov ka shkelur rëndë Kushtetutën e Maqedonisë

Eksperti juridik, Naser Zyberi, për Tv Shenja ka deklaruar se presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, me vendimin e tij për refuzim të dorëzimit të mandatit kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, ka bërë shkelje të rëndë të kushtetutës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivanovi nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit
Lexo po ashtu Ivanovi nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit

Sipas tij, dorëzimi i mandatit nuk është çështje vullnetit] e Ivanovit, por Kushtetuta obligon atë që të dorëzojë mandatin.


Zyberi ka shtuar se nuk ka rrugëdalje kushtetuese në këtë rast, për arsye se në kushtetutë nuk është paraparë se mund të ketë një president i cili do të bëjë një shkelje të rëndë të kushtetutës./Telegrafi/