Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, janë gjithsej 116 shtete në listë të njohjeve për Kosovën. Por, diplomacia serbe po vazhdon që të proklamojë nota verbale të shteteve të ndryshme që e kanë tërhequr njohjen. Këtë e kanë mohuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Sipas MPJ-së, deklarimet e tilla janë lojë e Serbisë.
Në kohën kur Kosovës duhet t’i shtohen njohjet e reja, diplomacia serbe vazhdon të ofrojë nota verbale të tërhqjes së njohjeve të Pavarësisë së Kosovës.
Por diplomacia kosovare e thotë të kundërtën.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, ka thënë se është vetëm një lojë e Serbisë, por që nuk e zhbën shtetin e Kosovës.
“Politika e jashtme e Serbisë e udhëhequr nga ministri Daçiq ka qenë e orientuar në atë që ai e quajti “tërheqje të njohjeve”. Ne kemi qenë të angazhuar për ta demaskuar këtë kampanjë diplomatike në dëm të Kosovës”, tha për RTV Dukagjinin, Jetlir Zyberaj.
Zyberaj shtoi se lidershipi kosovar duhet të jetë unik në mënyrë që t’i bëjë ballë agresivitetit diplomatik të Serbisë.
“Lidershipi kosovar duhet të jetë unik dhe të përballojë bashkërisht agresivitetin e Serbisë. Kjo kampanjë nuk ka bërë asgjë më shumë se që ka prodhuar disa tituj të mediave në Kosovë e Serbi”, shtoi më tej Jetlir Zyberaj.
Ndërsa Donika Emini, drejtoreshë në CiviKos, ka thënë se tërheqja e njohjeve Kosovën e ka zënë të papërgatitur, teksa po ndodh prej atyre vendeve që nuk kanë protokoll.
“Më herët e kemi pasur rritjen e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës kurse tani kemi kaluar komplet në defanzivë. Tërheqja e njohjeve është diçka që Kosovën e ka zënë të papërgatitur. Ky proces po ndodh me vendet që nuk kanë protokoll. Këto vende marrin vendim për tërheqjen e njohjeve pa ndonjë verifikim”, shtoi më tej Donika Emini, përcjell Telegrafi.
Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj ditë më parë ka deklaruar se së shpejti 10 shtete të botës mund ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës.
Aktualisht, në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, janë gjithsej 116 shtete që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?