LAJMI I FUNDIT:

Zvicra do të mbështesë reformat zgjedhore me projekt prej 12 milionë frangave

Zvicra do të mbështesë reformat zgjedhore me projekt prej 12 milionë frangave

Përforcim të institucioneve të përfshira në proceset zgjedhore, demokratizim të brendshëm të partive politike dhe edukim të qytetarëve duhet të mundësojë programi “Mbështetje e reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, e mbështetur nga Zvicra në vlerë prej 12 milion franga zvicerane, e cila do të zbatohet në vend në 10 vitet e ardhshme.

Memorandumin për bashkëpunim për mbështetje të reformave zgjedhore sot në Qeveri e nënshkruajtën kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadorja zvicerane Sibil Suter Tehada, në emër të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.


Kryeministri Zaev pas nënshkrimit të dokumentit deklaroi se reformimi i proceseve zgjedhore në pajtim me parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut është prioritet i Qeverisë, ndërsa qëllimi bazë i programit është zbatimi i zgjedhjeve demokratike dhe kredibile, të cilat do të mundësojnë pjesëmarrje politike të votuesve përmes zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre nga të cilat do të kërkohet llogaritje.

“Si Qeveri gjithmonë jemi të hapur për reforma serioze dhe thelbësore në procesin zgjedhor. Për ne është shumë e rëndësishme qytetarët të motivohen të marrin pjesë në procesin demokratik, të motivohen të votojnë në zgjedhjet dhe të besojnë në sistemin zgjedhor. Ne jemi të gatshëm t’i zbatojmë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR për përmirësim të procesit zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në prill të vitit 2020. Duam të shkojmë gjithsesi edhe një hap më tutje, sepse për ne zgjedhjet korrekte, demokratike dhe të lira janë standard të cilin tashmë e arritëm në zgjedhjet presidenciale dhe lokale paraprake të mbajtura, por këtu nuk duhet të ndalemi”, tha Zaev.

Ai përkujtoi se kjo Qeveri është e hapur për debat të ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe vendosjes së një njësie zgjedhore, listat e hapura dhe sistemi i cili do të mundësojë përfaqësim më të madh të qytetarëve në Parlament dhe motivim më të madh për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ambasadorja Suter Tehada tha se kjo është edhe një mbështetje e madhe për menaxhimin demokratik, për demokratizimin e Maqedonisë së Veriut, sepse duan ta përforcojnë, ta përmirësojnë tërë procesin e zgjedhjeve.

“Projekti do të zbatohet nga IFES, së bashku me Këshillin rinor kombëtar. Ne duam të rinjtë t’i inkuadrojmë në politikë, t’i mbajmë t’i informojmë që ta dinë se partitë politike duhet të përgjigjen para tyre dhe ta dinë se çka do të thotë ajo për to. Duam të jenë aktiv në mbështetjen e procesit zgjedhor. Dëshiroj që ky projekt në 10 vitet e fundit të bëjë ndonjë dallim, sepse Zvicra është shumë aktive në demokratizimin e këtij vendi”, tha ambasadorja Suter Tehada./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori