LAJMI I FUNDIT:

Zv.ministrja e Turizmit në Shqipëri: Sezoni këtë vit më i shkurtër, të shijohet Shqipëria nga gjithë shqiptarët

Zv.ministrja e Turizmit në Shqipëri: Sezoni këtë vit më i shkurtër, të shijohet Shqipëria nga gjithë shqiptarët

Zv.ministrja në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Ornela Çuçi ka thënë se edhe këtë vit do të ketë turizëm detar në Shqipëri.

“Do të ketë turizëm detar dhe turizëm gjithëpërfshirës. Sezoni do të jetë më i shkurtër dhe duhet të shijohet Shqipëria nga të gjithë shqiptarët në pak kohë nga të gjitha trevat shqipfolëse”, tha ajo për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.


Çuçi thotë se tashmë është vendosur një protokoll se si do të funksionojnë restorantet dhe ambientet tjera ku qëndrojnë turistët.

Zv.ministrja në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri thotë se këtë vit Shqipëria është më e pastër se vitet tjera.

“Rrugët dhe ambientet tjera të jashtë do t’i gjeni më të pastra se asnjëherë më parë. Do të ishte mirë se si gjenden të pastra t’i leni të pastra”.

Çuçi thotë se gjendja me pandeminë në Shqipëri është duke shkuar drejt përmirësimit dhe shpresojnë se së shpejti të hapet edhe kufiri me Kosovën./Telegrafi/