LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri Gashi: Rritja e pagave të qeveritarëve në dorën e Kushtetueses

Zëvendësministri Gashi: Rritja e pagave të qeveritarëve në dorën e Kushtetueses
Ish kryetari i FBK-së, Fatmir Gashi

Rritja e pagës për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar, tashmë varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Madje kësaj duhet t’i nënshtrohet edhe ministri i Financave.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, ka thënë se kjo çështje është lëndë që do të trajtohet në  Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka thënë se nuk e di që ministri i Financave, Bedri Hamza ka marrë një vendim për mos ekyekutim të vendimit.


“Derisa Gjykata Kushtetuese nuk e jep gjykimin e saj për rritjen e pagave, ministri nuk mund ta ekzekutojë vendimin në fjalë”, tha Gashi për Telegrafin.

Ministri Hamza nuk zbaton vendimin për rritjen e rrogave të qeveritarëve
Lexo po ashtu Ministri Hamza nuk zbaton vendimin për rritjen e rrogave të qeveritarëve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se dje e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Ramush Haradinajt për rritjen e pagave të gjithë kabinetit të tij.

Ajo në profilin e saj në Facebook ka shkruar se ky vendim i kryeministrit është jokushtetues.

“Vendimin e kundërligjshëm dhe të padrejtë për rritjen e pagave në emër të deputetëve të grupit tonë parlamentar, si dhe me mbështetjen e tre deputetëve tjerë të opozitës, sot e kam dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim është jokushtetues edhe për shkak se ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit si autoritet legjitim, por edhe për shkak se është në shpërputhje me gjendjen socioekonomike. Pas vendimit të drejtë të AKK-së edhe Gjykata Kushtetuese duhet së pari të vendosë për masë të përkohshme, pra ta pezullojë këtë vendim deri në shfuqizim të tij”, ka theksuar Haxhiu.

Mediat sot kanë raportuar se ministri i Financave, Bedri Hamza ka vendosur të mos e zbatojë vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Ky hap vjen vetëm një ditë pas daljes së konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), se vendimi i marrë nga ekzekutivi është i kundërligjshëm.

Agjencia Kundër Korrupsionit e ka cilësuar të jashtëligjshëm vendimin për rritje të pagave nga ana e kabinetit qeveritar, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas këtij agjencioni, zyrtarët e lartë publikë (kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat) që kanë votuar këtë vendim thuhet në një opinion të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, “kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkretisht me konfliktin e interesit ‘rast për rast’” dhe dispozitat tjera ligjore.

AKK rekomandon që “vendimi të kthehet në rishqyrtim, duke shfrytëzuar mënyra tjera ligjore të cilat nuk bien ndesh me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe legjislacionin tjetër relevant në fuqi”.

Ndryshe, javë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me një vendim ia ka dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet, Tash e tutje paga e shefit të Qeverisë do të jetë 2950 euro.

Po ashtu, me vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit tash e tutje do të jetë 2500 euro, deri sa e ministrave nga 2000 euro.

Ndryshim të pagave kanë pësuar edhe disa zyrtarë të tjerë të Qeverisë.  Vendimi për rritjen e këtyre pagave ka hyrë në fuqi nga 1 dhjetori i vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori