LAJMI I FUNDIT:

Zv/Ministri i Arsimit: Mësimdhënësit do të kompensohen nëse iu shtohen orët mësimore

Zv/Ministri i Arsimit: Mësimdhënësit do të kompensohen nëse iu shtohen orët mësimore

Zëvendësministri i Arsimit Xhavit Rexhaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shtyrja e mësimit nuk lidhet me presionin e SBASHK-ut.

“Problemi kryekëput lidhet me situatën pandemike. Ne përgatitjet i kemi bërë dhe kemi qenë të gatshëm për të filluar mësimin”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Zëvendësministri i Arsimit thotë se gjatë kësaj kohe shoqëria kosovare duhet t’i përshtatet situatës pandemike duke respektuar rekomandimet për maskat, distancën dhe pastërtinë.

“Lufta ndaj Covid duhet të jetë individuale e jo e ndonjë institucioni, por shteti duhet t’i përdorë mekanizmat për të zbatuar masat e qeverisë”.

Rexhaj thotë se janë duke u munduar që të bëjnë një analizë në lidhje me numrin e mësimdhënësve që tashmë janë të infektuar me COVID-19.

“Ne duhet ta dimë se kënd po e dërgojmë në klasë…Ne tashmë kemi një trend pozitiv të rënies së numrave dhe çfarë po bëjmë – hajde të qesim në qarkullim 700 mijë njerëz në qarkullim”.

Zëvendësministri i Arsimit ka thënë se për shtyrjen e mësimit është vendosur në 10 minutat e fundit të takimit që është mbajtur sot më prindërit e SBASHK-un.

“Vendimi ynë situatën nuk do ta përkeqësojë. Se a do ta bëjë më mirë nuk e dimë”, ka deklaruar Xhavit Rexhaj.

Rexhaj ka treguar edhe disa detaje se si do të mbahen orët në momentin kur të fillojë mësimi.

“Një orë mësimore nga 45 minuta sa është do të shkurtohet në 30 minuta. Klasat do të ndahen në dysh. Puna e shtuar e mësimdhënësve po bëjmë çmos që të kompensohet. Sigurisht jo nëse iu shtohen dy orë por më shumë. Edhe për mësimdhënësit mbi 60 vjeç do të gjejmë zgjedhje”, deklaroi ndër të tjera Xhavit Rexhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori