Pandemia e coronavirusit ka ndryshuar mënyrën e kryerjes së shumë punëve. Mark Zuckerberg foli për rolin e madh të teknologjisë dhe mënyrën se si ai parashikon që gjërat do të zhvillohen në të ardhmen.
Kreu i Facebook, në aplikacionin Clubhouse, ndau pikëpamjen e tij të realitetit virtual (VR) dhe të shtuar (AR), domethënë mënyrën në të cilën ata mund të na ndihmojnë të ndryshojmë vendin nga i cili bëhet biznesi, transmeton Telegrafi.
Sigurisht, ai theksoi se realiteti virtual kryesisht i lejon njerëzit të jenë “në dy vende” në të njëjtën kohë – si në hapësirën fizike ku janë, ashtu edhe në atë virtuale. Bisedat me video ndryshojnë nga kjo në atë që, kur përdorni VR, do të shihni mjedisin sikur të ishit vërtet në atë vend.
“Ne duhet të teleportojmë, jo të transportojmë”, shpjegoi shkurt Zuckerberg.
Siç thotë ai, jo vetëm që kjo do të kursente kohë, por gjithashtu do të mbronte edhe mjedisin, sepse do të ulte frekuencën e përdorimit të transportit, dhe kështu sasinë e gazrave të dëmshëm në atmosferë.
Në një nga intervistat e mëparshme, ai gjithashtu njoftoi se në 5-10 vitet e ardhshme, rreth gjysma e punonjësve në kompaninë e tij do të vizitojnë zyrat vetëm virtualisht.
Pengesa më e madhe për këtë mënyrë të funksionimit, për momentin, është që VR kërkon syze ose helmeta të mëdha, të cilat kryesisht nuk janë mjaft të rehatshme për t’u përdorur në baza ditore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTelefonët së shpejti mund të kenë vizion me rreze X
Franca synon majat e inteligjencës artificiale
Përdoruesit e Facebook Messenger do ta pëlqejnë funksionin e ri, dhe ja pse
Video-loja më e shitur e PlayStation u krijua nga rivali i saj
Kodi i fshehur zbulon veçorinë e Play Store që do t'u jap përdoruesve të Android një surprizë
iPhone 16 Pro Max do ta lë pas në një departament kyç Fold 6 dhe Galaxy S25 Ultra
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë