Zuckerberg: Meta do të shkurtojë 10 mijë vende pune
334:"Seen on the screen of a device in Sausalito, Calif., Facebook CEO Mark Zuckerberg announces their new name, Meta, during a virtual event on Thursday, Oct. 28, 2021. Zuckerberg talked up his latest passion -- creating a virtual reality "metaverse" for business, entertainment and meaningful social interactions. (AP Photo/Eric Risberg) 2:"AP
Kompania Meta që ka në pronësi rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të shkurtojë 10 mijë vende pune.
Ky vendim vjen disa muaj pasi gjiganti i teknologjisë largoi nga puna 11 mijë punëtorë, në nëntor të 2022-së.
Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka njoftuar se këto shkurtime janë "të vështira" dhe se ishin pjesë, siç e ka quajtur "Viti i Efikasitetit".
Përveç largimit të 10 mijë vendeve të punës, 5 mijë pozita do të mbesin të paplotësuara në kompani.
Zuckerberg me anë të një letre drejtuar personelit, ekipi i resurseve njerëzore do të jenë të parët që do të preken nga këto shkurtime.
“Presim të shpallim shkurtimet e vendeve të punës në fund të prillit 2023. Në disa grupe, këto largime do të përfundojnë në fund të vitit", thuhet në letrën e tij. /Telegrafi/