LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg i fejuar?

Zuckerberg i fejuar?

Mark Zuckerber është i fejuar? Për shumë persona mund të jetë një thashethem, por fakti që ka dalë nga goja e bosit të Microsoft, nuk e bën të tillë.

Ndërsa fliste për raportin e tij me themeluesin e Facebook, në një intervistë për Daily Mail, multi-miljarderi Gates tha ndër të tjera se beson së Zuck është fejuar me të dashurën e tij të herëshme Priscilla Chan.

Në fakt, mediat kanë bërë mënjëherë punën e tyre. Ato shkruajnë se në muajin Maj, Zuckerberg dhe Chan janë zhvendosur në një shtëpi prej 7 milion dollarëshe, me një sipërfaqe 5 mijë metra katrore. Madje ata kanë adoptuar edhe nje këlysh me emrin Beast. Me siguri që shtypi rozë nuk ka për ta lënë me kaq këtë histori. /Telegrafi/