LAJMI I FUNDIT:

“Zoti do t’ju kurorëzojë këtë të diel” – Rivaldo mbështet Messin drejt triumfit në Kupës së Botës me Argjentinën

“Zoti do t’ju kurorëzojë këtë të diel” – Rivaldo mbështet Messin drejt triumfit në Kupës së Botës me Argjentinën

Legjenda e Brazilit, Rivaldo ka mbështetur Lionel Messin për të fituar Kupën e Botës “Katar 2022” dhe beson se “Zoti do ta kurorëzojë” yllin e Argjentinës të dielën.

Messi është paraqitur shkëlqyeshëm në Katar dhe u bë golashënuesi më i mirë i turneut së bashku me francezin Kylian Mbappe pas golit të tij në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Kroacisë në gjysmëfinale.

Rivaldo, i cili ishte një anëtar integral i skuadrës fituese të Kupës së Botës së vitit 2002 me Brazilin, do të bëjë tifo për Argjentinën në finale pasi Selecao tashmë është larguar nga turneu.


Ai ka përshëndetur Messin dhe këmbëngul se ai meriton të marrë më në fund trofeun e vetëm që i mungon në CV-në e të mbushur me trofe gjatë karrierës.

“Ne nuk kemi më Brazilin apo Neymar Jr në finalen e kupës, kështu që unë do të qëndroj me Argjentinën. Asnjë fjalë për ty Lionel Messi, ti tashmë e meritonit të jeni kampion bote, por Zoti i di të gjitha gjërat dhe do të kurorëzoj ju këtë të diel”.

“Ju e meritoni këtë titull për personin që jeni dhe për futbollin e mrekullueshëm që keni luajtur gjithmonë. Unë u heq kapelën time dhe Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Rivaldo në llogarinë e tij në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Rivaldo Ferreira (@rivaldo)

Të dielën, Messi do të bëhet lojtari me më shumë paraqitje (26) në historinë e Kupës së Botës, duke kaluar të legjendën gjermane Lothar Matthaus.

Ai tashmë ka fituar katër çmime si lojtari i ndeshjes në këtë edicion aktual dhe ka një shans për të fituar Topin e Artë, Këpucën e Artë dhe vetë trofeun e Kupës së Botës pas finales. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori