Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Zoran Vukotiqit i akuzuar për ‘Krim të Luftës kundër Popullsisë Civile”, përkatësisht për akuzën për vrasjen e 13-vjeçarit B.M, duke e dënuar me 15 vite burgim.
Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës bëhet e ditur se Zoran Vukotiq është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vjet, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Tutje bëhet e ditur se i akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve të procedurës, të paguaj paushallin gjyqësor në shumën prej 200 euro, ndërsa për programin për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 100 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“I akuzuari Z.V. është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më datë 18.04.1999, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Rruga e Sitnicës’ tani ‘Enver Musa’, në afërsi të varrezave të qytetit të Vushtrrisë, në bashkëkryerje me N.N., në cilësinë e rezervistit të policisë serbe, të veshur me uniforma të policisë serbe dhe të armatosur, duke vepruar në kundërshtim me rregullat e drejtës ndërkombëtarë në fuqi gjatë luftës në Kosovës, nenin 3 (1a) i përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949 dhe nenin 4-të Protkollit II shtesë, të vitit 1977, kishin vrarë djaloshin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13 vjeçare B.M. me armë automatike, në atë mënyrë që tani viktima B.M së bashku me djalin e axhës së tij F.M. kishin marrë biçikletën e fqiut të tyre S.B. dhe kishin dal në lagjen afër varrezave të qytetit të Vushtrrisë, duke lëvizur në drejtim të varrezave të qytetit… “, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se, “me të arritur tek rruga ‘Bajram Miftari’ kishin dëgjuar disa krisma armësh dhe nga frika ndërrojnë rrugën dhe nisen në drejtim të rrugës ‘Enver Musa’. E pikërisht në rrugën kryesore në drejtim të varrezave të qytetit i shohin tre policë të uniformuar dhe të armatosur, e në momentin kur dy fëmijët e lartcekur kishin filluar të kthehen me biçikletë për të ikur, njëri nga policët e uniformuar – tani i pandehuri Z. V., pa paralajmërim, nga largësia përafërsisht 30-40 metrash, gjuan me armë zjarri në drejtim të fëmijëve duke qëlluar në gjoks fëmijën B.M. i cili vdes menjëherë, ndërsa fëmiu tjetër F.M. arrin tu shpëtoj të shtënave me armë, duke u fshehur afër murit të një dyqani i cili ndodhej aty afër, me këtë i akuzuari Z.V kishte kryer veprën penale Krimi i Luftës kundër Popullatës Civile”, thuhet në njoftim.
Palët e dëmtuara udhëzohen që kërkesën pasurore juridike ta realizojnë në kontest të rregullt civil.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael