LAJMI I FUNDIT:

“Zonjat e Para” të SHBA-ve, ka diçka që e dallon Melania Trumpin nga të tjerat! (Foto)

“Zonjat e Para” të SHBA-ve, ka diçka që e dallon Melania Trumpin nga të tjerat! (Foto)

Bashkëshorti mbërriti në Shtëpinë e Bardhë mbi kërcënimet e vazhdueshme ndaj emigrantëve, por edhe ajo, Melania Trump është e huaj, emigrante: është 46 vjeçe, sllovene dhe mbërriti në SHBA për të bërë modelen.

Tani është “First Lady” e re.


m111

E para që nuk ka lindur në SHBA që nga kohët e Louis, gruaja e John Quincy Adams (në Shtëpinë e Bardhë nga 1825 deri në 1829), e cila kishte lindur në Londër, por ishte gjithsesi bijë e një amerikani.

Melania është gruaja e tretë e presidentit të ri të SHBA-ve, i 45-ti.

Në dokumente quhej Melania Knavs, pastaj e “gjermanizoi” Knauss.

Ajo lindi në 16 prill 1970 në Novo Mosto, qytet i Sllovenisë që deri në vitet ’90 ishte pjesë e ish-Jugosllavisë.

I ati shiste makina, ndërsa nëna bënte stilisten e veshjeve për fëmijë.

m222

E rritur në një banesë modeste me të motrën më të vogël, zbuloi se kishte një vëlla më të madh, “fryt” i një marrëdhënieje jashtëmartesore të të atit.

Melania ka pasur edhe një të shkuar profesionale në Itali.

Në moshën 16-vjeçare ndërmori karrierën e modeles dhe nënshkroi një kontratë me një agjenci në Milano, qytet në të cilin ka punuar – pas një frekuentimi të shpejtë në Universitetin e Ljubjanës – para se të transferohej në vitin 1996 në Nju Jork.

m333

Nuk i është dashur shumë të sfilojë mes pasarelave dhe ka punuar me fotografë të njohur si Patrick Demarchelier dhe Helmut Newton.

Revista si Harper’s Bazaar (Bullgari), Vanity Fair (Itali), GQ e Sports Illustrated e kanë publikuar shpesh në faqet e para të tyre.

Melania takoi atë që do të bëhej më pas bashkëshorti i saj në një festë në Nju Jork në vitin 1998.

m444

Fillimisht refuzoi të dalë me të, por në fund Donald Trump dhe modelja u fejuan zyrtarisht në 2004-ën.

Një vit më vonë, çifti celebroi dasmën e tyre në një ceremoni të jashtëzakonshme në Palm Beach në Florida, ku morën pjesë njerëz të famshëm dhe “Vip”-a të Amerikës, mes të cilëve basketbollisti Shaquille O’Neal dhe çifti presidencial i atëhershëm, Bill Clinton e Hillary Clinton.

Kjo e fundit, e cila u mund nga Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë, ishte asokohe senatore e Nju Jorkut. /noa.al/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori