LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Pacolli po e sheh postin e tij në Qeveri, si biznes

Zogaj: Pacolli po e sheh postin e tij në Qeveri, si biznes

Analisti politik dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes “FOL” , Petrit Zogaj ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, të bëra sot në një panel me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në konferencën e Këshillit të Atlantikut në Uashington.

Zogaj, duke komentuar deklaratat e bëra nga Pacolli, kur i thotë ministrit serb “eja ta shpallim Mitrovicën veriore zonë të lirë tregtare. Sepse vetëm me krijim të punëve mund ta zvogëlojmë ndikimin e politikës”, thotë të mos jetë aspak i befasuar.


Ai madje ka thënë se nuk do të ishte aspak i befasuar nëse Pacolli në takime të tilla do t’i përmende bizneset e tij dhe jo Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë i Zogajt në Facebook:

“Kosova është shtet i ri, jemi të hapur për partneritet privat si dhe për zona të tregtisë lirë. Daçiq, eja ta shpallim Mitrovicën veriore zonë të lirë tregtare. Sepse vetëm me krijim të punëve mund ta zvogëlojmë ndikimin e politikës”.

Kjo eshte oferta qe ZVKM dhe Ministri i Jashtem i Kosoves, Behgjet Pacolli i paska bere Daciqit ne lidhje me territorin e Kosoves.

E para, formulimi i ofertes ka rendesi, ‘eja ta shpallim…’ si qasje pazari biznesi, ashtu ne fakt sic e sheh Pacolli detyren e tij publike, pra biznes, e jo politike, jo perfaqesim te shtetit.

Nuk do te isha befasuar qe ne vend qe ta permend Republiken e Kosoves, Pacolli ta permend Mabetex ose bizneset e tija qe i ka.

E dyta, e fton Daciqin per nje komune te Kosoves, po pse? Daciqi nuk eshte kryetar komune i Mitrovices Veriore, nuk eshte as deputet e as minister ne qeveri te Kosoves qe kishte me e ndihmu kete veprim. Perkunderazi, eshte nje minister i Serbise qe hapur e lufton Kosoven ne cdo mundesi qe i jepet. Se fundmi ishin njoftimet per terheqje te njohjes nga disa shtete per Kosoven.

Kontradita tjeter brenda nje fjalie: ‘vetem me pune e zvogelojme ndikimin e politikes’. Saktesisht te kunderten po e ben. Po e fton politikisht nje minister te nje shteti tjeter qe brenda territorit te tij te influencoje per krijimin e zones se lire ekonomike.

Imagjinojeni me e degju komplet fjalimin se cfare margaritar dalin”(sic.),ka shkruar Zogaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori