Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të tërheq forcat ushtarake të vendosura pranë kufirit me Kosovën.
Vuçiq tha sot se nuk ka ndërmend të urdhërojë ushtrinë që të kalojë vendkalimet kufitare me Kosovën.
“Do të tërheq forcat serbe nga ajo zonë sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian”, tha ai, transmeton Telegrafi.
“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të na prishin pozicionin që kemi ndërtuar prej një viti? Të shkatërrohet brenda një dite? Serbia nuk dëshiron luftë”, tha presidenti serb Vuçiq, në një deklaratë për “Financial Times”.
Sipas mediave serbe, Vuçiq tha se paralajmërimet e Uashingtonit janë joproporcionale për shkak se numri i forcave serbe në terren po zvogëlohet.
“Vitin e kaluar kemi pasur 14,000 njerëz afër vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000”, tha Vuçiq.
Ai tha se është “gënjeshtër e pastër” se Serbia po e dërgon ushtrinë në vijën administrative.
“Serbia nuk do të përfitonte nga kjo sepse do të rrezikonte pozitën e saj në negociatat me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, tha Vuçiq.
Deklarata e Vuçiqit vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendosjen e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën.
Gjatë një bisede me gazetarët më 29 shtator, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
Kurse, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.
Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme veri të Kosovës, ku sasia e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës “është shumë serioze”.
Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar që kur më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur serb. Në një aksion pasues, nga përplasja e Policisë me grupin e armatosur mbetën të vrarë tre sulmues. Për rastin u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan.
Të premten, përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Në aksion është kapur arsenal armësh.
Serbia pati dislokuar ushtrinë përgjatë kufirit me Kosovën dhe menjëherë ka nxitur reagimet e ndërkombëtarëve që i kanë kërkuar largimin. Të shtunën janë vënë re lëvizje tërheqëse, por ende s’ka zyrtarizim. NATO-ja ka shtuar forcat në veri. E, Qeveria e Kosovës ka thënë se në afërsi të kufirit është vendosur edhe artileria e rëndë e Ushtrisë së Serbisë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjatë muajit nëntor Shqipëria arkëtoi rreth 10 milion euro nga shitja e energjisë

Berisha para varrit të Ismail Qemalit: Pashiqin shqiptar, Edi Ramën, do e dërgojmë në Beograd

Hill: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Kush është shqiptarja që u shpall mësuesja e vitit në Britaninë e Madhe

Vrapoi 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

Çfarë thonë historianët, a e qëndisi Marigoja flamurin e Pavarësisë së Shqipërisë

Analistët thonë se Kurti u largua nga ideja e bashkimit kombëtar pasi erdhi në pushtet

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Nëse ende po mendon ku është vendi ideal të hapësh një restaurant- zgjidhja është ky lokal me qira ID-245

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Pjesë e Big Brother VIP Albania 3? Ermal Fejzullahu befason me përgjigjen

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Rrëfimi emocional i Azemit - i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga