LAJMI I FUNDIT:

Zjarri shkatërron një strehimore refugjatësh ukrainas në Gjermani

Zjarri shkatërron një strehimore refugjatësh ukrainas në Gjermani

Një zjarr shkatërroi një strehë të refugjatëve ukrainas në Gjermaninë veriore, njoftoi policia lokale të enjten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu të mërkurën në mbrëmje dhe shkatërroi pothuajse plotësisht ndërtesën, e vendosur në Gross Strömkendorf, në lindje të Hamburgut.


Sipas raporteve të policisë, 15 refugjatët dhe stafi në strehë arritën të largoheshin.

Hetuesit mendojnë se zjarri ishte zjarrvënie pasi u zbulua se një svastika ishte vizatuar në derë.

Kjo nuk është hera e parë që strehimoret që presin refugjatët ukrainas digjen këtë muaj.

Më herët në tetor, një strehë në Apolda (Turingia) u përfshi nga flakët.

Askush nuk ishte brenda ndërtesës në atë moment dhe hetuesit nuk kanë përcaktuar nëse ishte e qëllimshme.

Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt, më shumë se një milion refugjatë ukrainas kanë ikur në Gjermani. /Telegrafi/