LAJMI I FUNDIT:

Zjarri rrezikon Kondovën, autoritet thonë se nuk duhet të shqetësohemi (Video)

Zjarri rrezikon Kondovën, autoritet thonë se nuk duhet të shqetësohemi (Video)

Një zjarr masiv që është shpërndarë shpejtë nga era dhe është ndihmuar nga stuhia që mbretëron në Maqedoni ka rritur ndjenjën e panikës tek banorët e Kondovës dhe fshatrave tjerë përreth.

Në video që po shpërndahen nga banorët nëpër rrjetet sociale shihet zjarr masiv dhe huti tek banorët.

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se nuk ka rrezik për shtëpitë e Kondovës dhe se zjarrfikësit (25 në total) me katër kamionë janë duke u munduar ta fikin zjarrin. Në fikje të vatrave të zjarreve janë angazhuar edhe banorët.


Përndryshe zjarre sot kanë pasur edhe malet e komunës së Zhelinës dhe Bervenicës. /Telegrafi/

*Foto ilustrim