LAJMI I FUNDIT:

Zjarri i madh në Veternik të Prishtinës, po digjen hamulloret

Zjarri i madh në Veternik të Prishtinës, po digjen hamulloret

Një zjarr i madh ka përfshirë hamulloret në Veternik të Prishtinës mbrëmjen e së premtes.

Komuna e Prishtinës njofton se zjarrin po mundohen ta shuajnë Brigada e Zjarrfikësve.


Me këtë rast komuna u bën apel qytetarëve që të mos ndezin hamulloret apo zjarre tjera nëpër fusha.

“Nëse nuk kujdeseni do të shkaktoni zjarre me pasoja të mëdha!  Zjarrvënia e tillë cilësohet vepër penale, do të përgjigjeni para drejtësisë!”, vijon tutje njoftimi i Komunës së Prishtinës./Telegrafi/