Zjarri përfshin parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë

Rreth orës 01:00 të mëngjesit, është raportuar një zjarr në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të lokalizojnë flakët.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
"Rreth orës 01:00, është raportuar për një zjarr aktiv në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar", tha ai.
Tutje, ai shtoi se po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































