LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në objektin e ish-Rilindjes, dyshohet për zjarrëvënie në arkivën e një ministrie

Zjarri në objektin e ish-Rilindjes, dyshohet për zjarrëvënie në arkivën e një ministrie

Pas një incidenti që ndodhi të martën në objektin e disa ministrive të Kosovës, përkatësisht në ish objektin “Rilindja”, në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e kanë cilësuar rastin si “zjarrëvënie”.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë për djegien e arkivës të një prej ministrive në këtë objekt.


Lidhur me rastin në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se zjarri është lokalizuar dhe se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 10.01.2023-16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për një zjarr në një objekt. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për të lënduar. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

Edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për Telegrafin tha se prokurori kujdestar është njoftuar nga policia për një shpërthim zjarri në depon e objektit të Qeverisë (ish-Rilindja).

“Prokurori kujdestar është njoftuar nga policia për një shpërthim zjarri në depon e objektit të Qeverisë (ish-Rilindja), me ç’ rast menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante”, ka thënë Ulaj.

Sipas saj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘zjarrëvënie’ dhe në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Ekipi i zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘zjarrëvënie’ dhe në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ulaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni

Lajme
Kalo në kategori