LAJMI I FUNDIT:

​Zjarri në IML, Haxhiu: S’e dija që mustaqet e Jasharit dhe gishti i Boletinit kanë qenë në zyrë

​Zjarri në IML, Haxhiu: S’e dija që mustaqet e Jasharit dhe gishti i Boletinit kanë qenë në zyrë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar të enjten se nuk ka qenë në dijeni se mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit kanë qenë në zyrën e një eksperti të mjekësisë ligjore. Ajo ka thënë se të njëjtat nuk janë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore, por pas lufte i janë dhuruar njërit nga ekspertët.

Ajo i është përgjigjur edhe akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili kërkoi përgjegjësi pas rastit të zjarrit në këtë institut. Haxhiu ka thënë se Tahirit “duhet t’i vije turp kur të flas”.


Djegia e zyrave të IML-së, aty gjendeshin të ruajtura edhe mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit
Lexo po ashtu Djegia e zyrave të IML-së, aty gjendeshin të ruajtura edhe mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit

“Me qenë si ti, mua më kishte ardhur turp të flas, sepse ke qenë ministër i Drejtësisë dhe na thuaj këtu se cili ka qenë veprimi ndonjëherë i yti për të adresuar problemet të cilat i ke pasur në IML. As edhe një të vetëm, asnjëherë. Sepse nuk e ke pasur interesin me i rregullua problemet që janë në institucione, me i adresu reformat në institucione. Keq ma ke lënë IML-në, keq ma ke lënë Shërbimin Korrektues, që janë dy institucione të ndjeshme.

Prandaj, nëse s’ke bërë asgjë si ministër i Drejtësisë, tashmë të paktën mundesh me hesht. Ose nëse nuk hesht mos me tentu me hedh këtu hi para deputetëve të Kuvendit, rrjedhimisht edhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ministrja.

Në seancë planare, Haxhiu është shprehur se nuk ka pasur informacione se mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit ndodhen në zyrat e IML-së.

“Sa i përket mustaqeve dhe gishtit të Isa Boletinit, siç është përmendur në media, ato nuk kanë qenë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Sepse Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka të drejtë që të mbajë gjëra të tilla. Siç na është thënë në vitin 2000, familjet dhe Jashari ja kanë dhënë njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore.

Pra, familjet ja kanë dhënë atij dhe personi i ka mbajtur në zyre, po ta dija unë mendoj që do të duhej që ato t’i mbante shteti. Unë s’kam pasur informacione që kanë qenë në zyrën e njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore”, ka thënë ajo.

U kritikua nga opozita për zjarrin në IML, Haxhiu kërkon që të themelohet një komision hetimor
Lexo po ashtu U kritikua nga opozita për zjarrin në IML, Haxhiu kërkon që të themelohet një komision hetimor

Haxhiu ka shtuar se nuk do ta bëjë drejtor të Institutit, dikë që ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit.

“Nuk do ta bëjë drejtor dikë që ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit. Pa folur drejtësia për këtë, në momentin kur flet drejtësia dhe të tregojë se kush është personi i përveçëm që i ka vjedhur mostrat e Astrit Deharit, atëherë sigurisht që do të vazhdojë me procedurën e përzgjedhjes së drejtorit të IML-së”.

Edhe më tej ka vijuar debati mes deputetit Abelard Tahiri dhe ministres Haxhiu. Kjo e fundit ka thënë se ai nuk ka integritet moral e as profesional.

“Unë nuk fyhem prej teje kurrë, mos mendo që mund të më fyesh ndonjëherë. Sepse ti nuk ke integritet as moral, as profesional dhe as politik që të më fyesh mua, që unë të ndjehem e fyer prej teje. Nuk po mundem të përmend edhe disa çështje të tjera sepse jemi në kuvend, prandaj edhe po i respektoj qytetarët e Republikës së Kosovës, por nëse mendon ose të shkon mendja që mund të fyhem prej teje, harroje se nuk do të ndodhë asnjëherë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori