LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në objektin historik në Sarandë, Tare: Çfarë pashë, pse godina u la qëllimisht të digjej

Zjarri në objektin historik në Sarandë, Tare: Çfarë pashë, pse godina u la qëllimisht të digjej

“Bar Lulishtja” objekti historik në qytetin e Sarandës u shkrumbua mëngjesin e kësaj të premteje nga flakët.

Në një intervistë për Euronews Albania, studiuesi Auron Tare, dëshmitar në vendngjarje, ka zbuluar detaje të pathëna nga ngjarja.


Ai tha se fillimisht mori flakë një kioskë e braktisur ngjitur me godinën historike, ndërkohë që zjarri u neglizhua qëllimisht sipas tij.

Tare shtoi se zjarrfikësja e cila ndodhet shumë pranë godinës në qendër të qytetit, ndërhyri me vonesë, 20 minuta pas zjarrit te kioska

Sipas tij zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm nga persona që mund të kenë interesa aty.

“Fatkeqësisht unë isha aty, se po dilja nga banka, kur mori zjarr një kioskë e braktisur ngjitur me godinën historike. Duke qenë se ndalova dhe e pashë që në fillesë, mendoj me aq modesti sa mund të kuptoj unë, se zjarri ishte jo vetëm i qëllimshëm por ndërhyrja ishte e mangët. Nuk mori zjarr godina, por mori kioska ngjitur dhe kishte goxha deri te 20 minuta kohë për ta shuar.

Duke qenë se është në qendër zjarri do të ishte shuar menjëherë nëse do të kishte një lloj sensi për ta shpëtuar atë godinë historike. Ishte shumë interesante, banorët e vjetër të qytetit që u mblodhën ishin gati duke qarë, sepse janë njerëz që kanë shumë lidhje emocionale me godinën. Ajo ka qenë godina e ish-konsullatës italiane. Ndërkohë që këta të ardhurit, më të rinj, me tuta dhe me atlete, qeshnin dhe thoshin iku dhe kjo”, tha Tare.

E njohur si “Bar Lulishtja” gjatë periudhës së komunizmit dhe deri në ditët e sotme, godina në pronësi të bashkisë Sarandë, ka shërbyer në vitet 1920-1930 si Agjencia Konsullore Italiane.

Godina kishte si status marrëdhëniet konsullore dhe diplomatike me Italinë me juridiksion Jugun e Shqipërisë. Godina ishte e vendosur në Sarandë për shkak të portit dhe marrëdhënieve tregtare të qytetit, por dhe të gjithë zonës së jugut.

Konsullata e Sarandës varej nga Legata Italiane e Durrësit, e cila u mbyll me fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Policia e Sarandës po heton ngjarjen, ndërsa dyshimet e para janë për një zjarrvënie e qëllimshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori