LAJMI I FUNDIT:

Zjarri dëmtoi dhjetëra Camaro dhe Corvette të vjetër, që do bëheshin pjesë e një filmi (Video)

Zjarri dëmtoi dhjetëra Camaro dhe Corvette të vjetër, që do bëheshin pjesë e një filmi (Video)

Asnjë nuk i ka shpëtuar zjarrit, që kaploi papritmas garazhin

Shumë Chevrolet Camaro dhe Corvette të vjetër, që do bëheshin pjesë e një filmi në New York, kanë mbetur të dëmtuar rëndë nga zjarri, transmeton Telegrafi.


Ende nuk dihet se si e kapluan flakët depon, ku ishin grumbulluar këto makina të prodhuara gjatë viteve 1990.

Ato ishin në pronësi të pronarëve të pasur dhe nuk ishin për shitje, ndërsa do shfrytëzoheshin në skenat e një filmi që do trasmetohej në disa episode.

Mediat raportojnë se ishin rreth 50 makina të kushtueshme, duke mos bër të ditur shumën e përgjithshme që është dëmtuar përgjithëmonë.

Në aksident nuk ka mbetur ndonjë i lënduar, derisa zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin që të mos përhapej në objektet në afërsi. /Telegrafi/