Zjarrfikësit në Ferizaj largojnë një lis të rrëzuar që bllokoi rrugën

Njësia Profesionale e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) në Ferizaj ka njoftuar se ka intervenuar për largimin e një lisi të rrëzuar, i cili kishte bllokuar komunikacionin dhe paraqiste rrezik për qytetarët.
Sipas njoftimit, pema ishte rrëzuar vetë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë për ta larguar atë nga rruga, duke mundësuar rikthimin e qarkullimit dhe eliminimin e rrezikut për pjesëmarrësit në trafik.
“Çdo herë të gatshëm në shërbim të qytetarëve”, kanë bërë të ditur nga NJPZSH Ferizaj, duke theksuar gatishmërinë për të reaguar në raste të tilla. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































