Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, njoftoi se gjatë përballjes me zjarrin e madh mbi fshatin Paligrad, në malin e Kitkës, zjarrfikësit e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit kanë shpëtuar një viç të vogël që kishte mbetur i rrethuar nga flakët.

Ali theksoi se zjarret, përveç natyrës, pronës dhe njerëzve, rrezikojnë edhe kafshët, ndërsa bëri apel për përgjegjësi dhe kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve.


“Pavarësisht nëse zjarret janë të qëllimshme apo shkaktohen nga pakujdesia, pasojat e tyre prekin të gjitha qeniet e gjalla. Ta mbrojmë natyrën, njerëzit, pronën dhe kafshët”, apeloi drejtori i QMK-së.

Siç njoftuan nga QMK, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut ka pasur 33 vatra zjarri, prej të cilave katër ende janë aktive./Telegrafi/