Një zjarrfikës nga New Jersey kishte zgjedhur ahengun e organizuar për ditëlindjen e tij të 40-të, për ta turpëruar gruan e tij para të pranishmëve duke ia bërë me dije se ka nënshkruar dokumentet për shkurorëzim dhe se e di se ajo e kishte tradhtuar.

Nick Galante e “qerasi” gruan e tij Samantha Egues me nënshkrimin e dokumenteve për shkurorëzim, duke i zbuluar të gjithë këto në ahengun e organizuar, transmeton Telegrafi.


Vendim i Galante për t’i dhënë fund martesës, vjen pasi ai ishte konfrontuar me nënë e dy fëmijëve të tij para turmës që ishin mbledhur për të festuar  ditëlindjen e tij të 40-të.

“Nick vendosi të ecë përpara dhe ta mbyllë tërë kapitullin dhe la prapa shpinës. Ka humbur besimi, gjë që është e rëndë për dy fëmijët e tyre”, tha një shok i tij i ngushtë.

Videoja e shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, deri më tani është shikuar në më shumë se 10 milionë herë. /Telegrafi/

@cancelthispod

Visit TikTok to discover videos!