LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësi Avni Ameti: Falë kolegëve zjarri u lokalizua me sukses, shpëtuam prej dëmeve më të mëdha

Zjarrfikësi Avni Ameti: Falë kolegëve zjarri u lokalizua me sukses, shpëtuam prej dëmeve më të mëdha

Zjarrfikësi Avni Ameti nga Njësiti Territorial kundër Zjarreve në Tetovë, ka bërë të ditur se së bashku me kolegë nga disa qytete të tjera, kanë intervenuar të shuajnë zjarrin në objektin depo tashmë të ish kombinatit të duhanit në Tetovë, duke mos lejuar që zjarri të përhapet në dy objekte fqinje.

Të dy objektet përdoren nga një kompani private që prodhon materiale ndërtimi.


“Brenda ka materiale që digjen lehtësisht dhe janë të vështira për t’u shuar. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë tym. Janë dy objekte dhe një sallë e madhe e cila digjet dhe po luftojmë në shuarje totale të zjarrit në këtë zonë, që zjarri të mos përhapet”, tha Ameti.

Dy kolegë të tij u asfiksuan nga tymi gjatë punës dhe kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa një zjarrfikës ka mbetur i plagosur.

“Ai u rrëzua dhe plagosi njërën këmbë”, tha Ameti.

Sipas tij, është një ndihmë e madhe që kanë ardhur edhe kolegë nga qytetet e tjera dhe po ju dalin në ndihmë.

“Materialet e djegura janë hequr me ndihmën e punonjësve. Kemi hedhur shumë ujë dhe po hidhet shkumë për fikjen e zjarrit nga një cisternë e siguruar nga aeroporti TAV dhe kompania OKTA. Me ndihmën e gjithë aparaturave dhe kolegëve, zjarri tashmë është lokalizuar dhe uroj që kjo të përfundojë deri në fund të ditës, tha Ameti.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori