LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Greqi shkaktojnë evakuime masive

Zjarret në Greqi shkaktojnë evakuime masive

Mijëra turistë dhe banorë janë evakuuar nga qytetet në veri të kryeqyteti grek, Athinë, derisa zjarret janë përhapur në të gjithë vendin.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, erërat e forta dhe temperaturat e larta po e bëjnë të vështirë menaxhimin e flakëve, që kanë lënë të vdekur të paktën dy persona, përfshirë një zjarrfikës.

Retë e mëdha të tymit dhe hirit pranë Athinës kanë bërë që disa njerëz atje të detyrohen gjithashtu të lënë shtëpitë e tyre.


Janë raportuar më shumë se 150 vatra zjarresh. Gjashtë zona janë vënë në gatishmëri të lartë.

Greqia, si shumë pjesë të Evropës, është përballur me motin ekstrem këtë verë. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se zjarret treguan “realitetin e ndryshimit të klimës”. /Telegrafi/