LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në disa fshatra të Mitrovicës – Policia, FSK-ja dhe KFOR-i u dalin në ndihmë banorëve

Zjarret në disa fshatra të Mitrovicës – Policia, FSK-ja dhe KFOR-i u dalin në ndihmë banorëve

Disa fshatra në Mitrovicën e Jugut janë kapluar nga zjarri, kurse zjarrfikësit bashkë me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-in kanë dalë në vendngjarje.

Këtë e ka konfirmuar Fexhrije Pllana, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut.


“Sot rreth orës 15:08 është raportuar për një zjarr në fshatin Cërnushë. Zjarri është përhapur në fshatin Kqiq, te pishat dhe fshatin Zasellë. Njësitë policore, zjarrfikësit, FSK dhe zjarrfikësit e KFOR-i janë në vendngjarje duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin dhe ne rast nevoje edhe evakuimin e banoreve”, tha ajo, për REL.

Ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha se zjarret në Mitrovicën e Veriut nuk kanë qenë të mëdha dhe janë shuar shpejt.

Zjarri përhapet në sipërfaqe të mëdha në veri
Lexo po ashtu Zjarri përhapet në sipërfaqe të mëdha në veri

“Nuk kanë qenë zjarre klasike. Janë këso zjarre qe po i djegin këto fushat, kanë qenë në fshatin Suhadoll, por i kanë shuar zjarrfikësit shpejt. S’ka më”, tha ai.

Shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kolonel Ejup Maqedonci në një bisedë për Kallxo.com ka thënë se janë vendosur tashmë disa togje në gjendje gatishmërie.

“Po ne kemi në gjendje gatishmërie disa togje të cilët janë duke përcjellur edhe ngjarjet që po ndodhin. FSK i ka të vendosura togjet për reagim dhe në bazë të kërkesave edhe do të veprohet”, tha Maqedonci.

Tutje ai tha se është duke u bërë vlerësimi i situatës edhe në lidhje me zjarrin i cili ka ndodhur në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës pas kërkesës që është bërë.

Drejtori i Emergjencave në Mitrovicë, Bahtir Maxhuni tha se kanë kërkuar përmes Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave që ekipe të FSK-së dhe KFOR-it të jenë në gjendje gatishmërie në rast se nuk arrijnë të lokalizojnë gjithë zjarrin që ka ndodhur në fshatin Zasellë.

Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit.

Zjarret e mëdha në Evropë janë bërë më të shpeshta, po shkaktojnë më shumë dëme dhe po bëhen më të vështira për t’u shuar.

Francë , Spanja, Sllovenia, Kroacia dhe Greqia janë disa nga vendet që po përballen me zjarre.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori