Ndonëse zyrat gjenden në kompleksin e dyqaneve në Çarshinë e Vjetër, për fat asnjëri prej tyre nuk është dëmtuar, në radhë të parë falë ndërhyrjes së shpejtë së zjarrfikësve.

Sipas njoftimeve jozyrtare persona të panjohur kanë thyer xhamat dhe më pas dyshohet se kanë hedhur lëndë djegëse.

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Astrit Haraqija, nuk deshi të spekulojë rreth ngjarjes. Por Kryesia e degës e ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm, duke e cilësuar si "një akt i shëmtuar dhe qyqar" dhe ka kërkuar zbardhjen e tij.

Ajo kërkon nga organet e drejtësisë që aktorët e këtij akti të shëmtuar sa më parë të dalin para drejtësisë. /qik/