LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një trafostacion në Trepçë, Mitrovica pa rrymë

Zjarr në një trafostacion në Trepçë, Mitrovica pa rrymë

Një trafostacion i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë, është përfshirë nga zjarri ku si pasojë qyteti i Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.


Sipas tij, pas djegies së trafostacionit është shkëputur një lidhje e KOSTT-it, mirëpo siç tha ai ende nuk dihet se cilët ishin shkaktarët e zjarrit.

“Është djeg një trafo e Trepçës dhe është shkëputur një lidhje e KOSTT-it, ende nuk dihet cila e ka shkaktuar cilën”, ka thënë Buzhala.

Buzhala po ashtu tha se si pasojë e zjarrit i gjithë qyteti iMitrovicës ka mbetur pa energji elektrike.

“Kjo na ka pamundësuar që ta furnizojmë Mitrovicën me energji elektrike. Jemi në proces të kthimit të energjisë energjinë elektrike”, theksoi zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. /Telegrafi/