LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në Nikishtani dhe Graçani

Zjarr në Nikishtani dhe Graçani

Përsëri digjet në Komunën Gjorçe Petrov, pranë fshatrave Nikishtanii dhe Graçani. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat informojnë se zjarri digjet në një terren malor pa qasje për mekanizma për shuarje dhe se po përhapet në drejtim të lumit Lepenec, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para disa ditëve, kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Sokoll Mitrevski, apeloi deri te qytetarët që të kyçen në shuarjen e zjarreve që të mos vijë te përhapja e tyre.


Në territorin e tërë shtetit edhe më tej ka zjarre aktive, kryesisht në terren pa qasje të lehtë dhe kjo e bën më të ngadalshëm lokalizimin e zjarreve dhe kërkon intervenim nga ajri./Telegrafi/