LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në fabrikën e prodhuesit më të madh të vaksinave në botë në Indi

Zjarr në fabrikën e prodhuesit më të madh të vaksinave në botë në Indi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë që po ndërtohet për Institutin Serum të Indisë (SII), prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.

Por siç shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi, kjo nuk do të ndikojë në prodhimin e vaksinave të coronavirusit, tha një burim pranë firmës.


Sipas Al Jazeera, kanalet televizive treguan një re të madhe tymi mbi vendin në Pune në shtetin perëndimor indian të Maharashtra të enjten.

SII thuhet se po prodhon miliona doza të një vaksine të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca për Indinë dhe shumë vende të tjera me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Kompania po përgatitet gjithashtu për të prodhuar një vaksinë që po zhvillohet nga kompania e Shteteve të Bashkuara, Novavax Inc.

Raportet thanë se zjarri ishte në një vend ndërtimi në objektin e madh ndërkohë zyra e zjarrfikësve të Pune i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pesë kamionë me zjarrfikës ishin dërguar në vend.

Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për ndonjë viktimë apo të lënduar dhe as për shkaqet e zjarrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori