LAJMI I FUNDIT:

Zhytësit thonë se kosovarët janë të papërgatitur për plazh (Video)

Zhytësit thonë se kosovarët janë të papërgatitur për plazh (Video)

Me fillimin e verës janë shtuar edhe pushuesit nëpër bregdetin shqiptar, por edhe rastet e atyre që kanë humbur jetën në valët e detit.

Ditë më parë është raportuar edhe për viktima, e kjo po dyshohet se po ndodh pasi në shumicën e plazheve shqiptare po mungon roja bregdetare.


Në vendet, të cilat janë të destinuara për rojet bregdetare, shihen duke lozur fëmijët.

Për krejt këtë zhytësi nga Kosova, Ismail Kasumi ka një porosi.

“Shqipërisë i ka fal Zoti 450 kilometra bregdet. Mirëpo fatkeqësisht askund në plazhe nuk e kanë të precizuar deri ku duhet të shkojnë notuesit. Pastaj në plazhet e tyre nuk e sheh askund vrojtuesit, ku këta të fundit në rast se e hasin rrezikun i lajmërojnë notuesit”, ka deklaruar Ismail Kasumi për RTV Dukagjinin.

Se kosovarët nuk janë shumë të përgatitur për notim e thonë edhe në pishinën më të madhe në kryeqytet.

“Thënë realitetin, mbi 50 për qind e vizitorëve nuk e dinë notin. Këtë e vërejmë në shpëtimtarët, pasi në pjesën ku lahen fëmijët shohim shumë të rritur, e kjo nënkupton se ata nuk e dinë notin. Faktikisht prindi është i obliguar që fëmijës deri në 10 vjet t’ia mësojë notin, por kjo mosdije e tyre është diçka e keqe”, ka thënë Shefqet Hasani, zhytës në Pishinën e Gërmisë, përcjell Telegrafi.

Edhe pse ka pak kohë që është funksionalizuar kjo pishinë ka pasur raste kur zhytësit është dashur të intervenojnë.

Kujtojmë se në këtë pishinë vitin e kaluar ka pasur një rast vdekjeje të një pushuesi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori