LAJMI I FUNDIT:

Zhytësit kanë gjetur një makinë Enigma të Luftës së Dytë Botërore – në fund të Detit Baltik

Zhytësit kanë gjetur një makinë Enigma të Luftës së Dytë Botërore – në fund të Detit Baltik

Arkeologët nënujorë të sponsorizuar nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF) kanë gjetur një makinë Enigma në fund të Detit Baltik, me gjasë nga një nëndetëse që Gjermania shkatërroi në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zhytësit bënë zbulimin ndërsa kërkuan shtratin e detit duke përdorur një pajisje hidrolokatori për rrjetat e braktisura të peshkimit që mund të jenë të dëmshme për jetën e detit.


Makineritë Enigma, të krijuara në Gjermaninë Naziste në vitet 1930 dhe 1940, u përdorën për të koduar mesazhet ushtarake.

Ndryshe, në fillim të këtij viti, një makinë e tillë M4 Enigma u shit në një ankand për 437,955 dollarë. Ajo ishte në gjendje të padëmtuar, edhe pse e ndryshkur.

Pasi Gjermania pranoi kapitullimin në Luftën e Dytë Botërore, vendi urdhëroi marinën të shkatërronte Enigmat e mbetura në mënyrë që forcat aleate të mos mund të kishin qasje në to. /Telegrafi/