LAJMI I FUNDIT:

Zhvillohet dora robotike që kryen funksione të shumta, nga shtypja e kanaçes e deri të përdorimi i gërshërëve

Zhvillohet dora robotike që kryen funksione të shumta, nga shtypja e kanaçes e deri të përdorimi i gërshërëve

Një dorë robotike është zhvilluar që është mjaftueshëm e fuqishme për ta shtypur një kanaçe, si dhe të përdor një palë gërshërë.

Kjo pajisje ka të integruara të gjithë komponentët e nevojshëm për lëvizje sikur të njeriut, kështu të paktën pretendojnë inxhinierët nga Universitetit Ajou në Suwon të Koresë së Jugut, transmeton Telegrafi.


Madje kjo dorë robotike është përdorur për realizimin e disa reklamave, ku mund të kryej një sërë detyrash nga thyerja e vezëve, shtypja e kanaçes e deri të përdorimi i gërshërëve.

Ekipi i inxhinierëve që punoi në dorën robotike, thonë se ka aftësinë të ndihmojë në një sërë fushash përfshirë edhe elektronikën – duke arritur të zëvendësoj një çip në pllakën e kompjuterit. /Telegrafi/