LAJMI I FUNDIT:

Zhiviq premton rritjen e investimeve në bujqësi

Zhiviq premton rritjen e investimeve në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, ka pritur në një takim sot zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jan Akselom Vosom, me të cilin bisedoi rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.

Gjatë këtij takimi, ministrja Zhiviq ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet e planifikuara për këtë vit, duke shtuar se investimet në sektorin e bujqësisë do t’i rrisin nga viti në vit.


Ajo falënderoi zëvendës ambasadorin gjerman për mbështetjen e Gjermanisë deri më tani, që sipas ministres kjo ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e mëtejmë të sektorëve të ndryshëm në vend.

Në takim është diskutuar edhe për ndërtimin e një parku me pajisje të energjisë së ripërtërirë nga era në Mitrovicë.