LAJMI I FUNDIT:

I zhdukur që gjashtë ditë, Komuna e Preshevës vihet në kërkim të Besnik Osmanit

I zhdukur që gjashtë ditë, Komuna e Preshevës vihet në kërkim të Besnik Osmanit

Besnik Osmani nga Presheva, i lindur me 12.05.1978, që prej datës 24 mars rezulton i zhdukur.

Siç është bërë e ditur, kontakti i fundit i tij ishte pika kufitare Muçibabë, Kosovë-Serbi rreth orës 17:00.


“Ai ka tentuar të kalojë kufirin në Muçibabë pa sukses rreth orës 17:00. Pas shumë kërkimesh, vetura e tij është gjetur nga banoret e fshatit Muçibabë në rrugë dytësore të fshatit. Dyshohet se ai ka vazhduar në drejtim të Preshevës në këmbë ku edhe janë humbur gjurmët e tij”, është thënë në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Prej pesë ditësh rezulton i zhdukur - familja kërkon ndihmë për gjetjen e Besnik Osmanit nga Presheva
Lexo po ashtu Prej pesë ditësh rezulton i zhdukur - familja kërkon ndihmë për gjetjen e Besnik Osmanit nga Presheva

E lidhur me këtë rast, Komuna e Preshevës me kërkesë të familjes Osmani janë vënë në kërkim të Besnik Osmanit.

“Me kërkesë të familjes së Besnik Osmani, i cili rezulton si i humbur, Komuna e Preshevës që pas pranimit të kërkesës së familjes Osmani, ne si komunë dhe si shtab i situatave të jashtëzakonshme jemi marrë që prej ditës së parë me këtë çështje dhe jemi në komunikim te vazhdueshëm me të gjitha institucionet shtetërore të Serbisë dhe të Kosovës dhe duke rezultuar se makina e Besnikut është gjendur në zonën kufitare-neutrale (në Muçibabë), me kërkesën tonë tanimë edhe KFORI me mjetet tokësore dhe ajrore është në teren duke kërkuar Besnik Osmanin”, thuhet në njoftimin e Komunë së Preshevës.

Megjithatë luten të gjithë qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion rreth Besnikut le të lajmohen në numrin kujdestar të Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme: 017 71 51 029. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori