LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një grua në Istog

Zhduket një grua në Istog
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se nëna e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk ka njohuri se ku gjendet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00, në Istog.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar.


“Ankuesi mashkull kosovar ka  raportuar se nëna e tij nga data e lartcekur është larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk ka njohur se ku gjendet. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/