LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një e mitur në Prishtinë

Zhduket një e mitur në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se vajza e tij e mitur pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vend-ndodhje e saj.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:40 në fshatin Hajvali, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, njësitet policore janë duke hetuar rastin.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  vajza e tij e mitur, pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vend-ndodhje e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/