LAJMI I FUNDIT:

Zhduket e mitura në Fushë Kosovë

Zhduket e mitura në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një femër ka njoftuar se vajzë e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar të premten rreth orës 10:00 në “Lagjen 28”, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.


“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar vajza e saj e moshës së mitur e cili deri më tani nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. /Telegrafi/