Dy persona kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00, në Gjilan.


Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore po hetojnë rastin.

“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë me datën e cekur kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre.  Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/