Zhdrella në negociata me tri skuadra nga Turqia

Futbollisti pritet që gjatë këtyre ditëve të udhëtojë për në Turqi, ku do të vazhdojë bisedimet e nisura, ndërsa gjatë janarit ai mund të provohet te ndonjëra prej këtyre skuadrave.
Vet lojtari ka thënë se nuk ka asgjë konkrete, por nëse plotësohen kushtet për jashtë vendit, ai mund të largohet nga Hysi.
Zhdrella konsiderohet ndër futbollistët më të mirë në Kosovë. Në tri vitet e kaluara, ai e ka fituar epitetin e më të mirit nga Federata e Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/01/2013



















































