Një nga lojtarët më të mirë në futbollin e pasluftës, Haxhi Zeka, ka thënë se futbollisti i Hysit, Mentor Zhdrella, meriton të shpallet futbollisti më i mirë në Kosovë.

Kapiteni i Besës e vlerëson lart kontributin e Zhdrellës në skuadrën nga Merdara. “Zhdrella ka qenë më i miri në kampionat dhe rezultatet e skuadrës së tij janë të lidhura pikërisht me të. Ai nuk ka shënuar shumë gola, por kontributi në lojën e ekipit të Hysit ka pasur shumë ndikim”, ka thënë Zeka për “Epokën e re”.


Më pas sulmuesi pejan ka folur edhe për trajnerët. Ai i ka vlerësuar lart Afrim Tovërlanin (Prishtina) dhe Ramiz Krasniqin (Ferronikel), por e ka favorizuar më shumë Ismet Munishin, i cili po e drejton skuadrën e Llamkos Kosovës. “Për trajnerë ndoshta është më vështirë, sepse janë shumë që e meritojnë si Afrim Tovërlani dhe Ramiz Krasniqi, por unë e preferoj Munishin. Pavarësisht se është i ri, Munishi ka treguar rezultate dhe shpallja si më i miri do ta motivojë edhe më shumë”, shtoi Zeka. /Telegrafi/

telegrafi sport app