LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Të arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve

Zhbogar: Të arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve

Euroambasadori Samuel Zbogar pret që liderët e LSDM-së Zoran Zaev dhe të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski sonte në takimin në vila Vodno, i cili është duke u zhvilluar, të gjejnë zgjidhje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, pasi që, siç thotë, të dy partitë dëshirojnë zgjedhje në korrik.

“Unë e dëgjova presidentin Pendarovski sot, kur po shpjegonte pse nuk do ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme. Ai gjithashtu i ftoi dy liderët në një takim, sepse mendoj se kishte një pikë shumë të mirë që liderët duhet të flisnin dhe të gjenin një zgjidhje. Është më së miri, natyrisht, nëse të gjithë dakordohen për një datë. Unë mendoj se është një gjest shumë i mirë nga ana e tij dhe shpresoj që kur të takohen liderët, do të gjejnë një zgjidhje. Nuk janë shumë larg, të dy partitë duan zgjedhje në korrik. Çështja është vetëm të bien dakord për një datë, ndërsa kjo nuk duhet të jetë shumë e vështirë”, tha Zbogar në një intervistë për TV Telma.


Liderët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, Zaev dhe Mickoski janë në takim në vilën presidenciale në Vodno, pasi Presidenti Stevo Penadroskovki sot u bëri thirrje që të gjejnë një zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pendarovski në fjalimin theksoi se zgjedhje duhet të ketë, por ato duhet të jenë në marrëveshje dhe me pjesëmarrjen e të gjithë subjekteve politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori