LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar i dorëzon MPJ-së pajisjet e para mjekësore të siguruara nga BE

Zhbogar i dorëzon MPJ-së pajisjet e para mjekësore të siguruara nga BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Samuel Zhbogar i dorëzoi 12 ventilatorët e parë mekanikë Ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe zv. ministrit të Shëndetësisë, Armend Arsllanit, për të forcuar kapacitetin e sistemit shëndetësor në luftën kundër COVID-19. BE gjithashtu ka siguruar 5.000 maska mbrojtëse. Kjo dërgesë e parë është pjesë e përkrahjes së paralajmëruar të BE-së prej 4 milion eurosh për qeverinë e Maqedonisë së Veriut për blerjen urgjente të pajisjeve dhe materialeve të nevojshme mjekësore.

“Kjo është dërgesa e parë e mbështetjes së solidaritetit të BE-së për Maqedoninë e Veriut në luftën kundër COVID-19. Do të kemi dërgesa shtesë gjatë javëve të ardhshme. E mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim vendin dhe qytetarët e tij në tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët”, tha Ambasadori Zhbogar.


Në pajtim me prioritet e qeverisë, BE do të sigurojë gjithsej 20 ventilatorë mekanikë, 20 monitorues të kujdesit intensiv, 626 grupe për 31.300 teste dhe gati 40.000 copë pajisje të ndryshme mjekësore si maska ​​oksigjeni, filtra dhe materiale të tjera të nevojshme për nevoja të sektorit shëndetësorë. Fondet e siguruara do të përdoren gjithashtu për të blerë pajisjet mbrojtëse vërtet të nevojshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor, përfshirë 30.000 maska ​​për fytyrën, 100.000 maska ​​kirurgjikale, 750.000 doreza kirurgjikale, 20.000 syze dhe pajisje të tjera mbrojtëse themelore. Kjo është mbështetja më e rëndësishme ndërkombëtare që vendi po merr në trajtimin e pasojave të epidemisë së re të coronavirusit.

Blerja e pajisjeve dhe materialeve mjekësore po e zbaton Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS), e cila në mënyrë globale po aktivizon procedurat për blerje emergjente për të ndihmuar vendet të reagojnë ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia. Sasia e përgjithshme e pajisjeve dhe materialeve pritet të dorëzohet në fillim të qershorit 2020./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori