LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Derisa pritet data, të punohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Zhbogar: Derisa pritet data, të punohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve

“Derisa pritet data për negociata me BE-në, nevojitet që të gjithë faktorët, si Qeveria, institucionet dhe vetë Unioni të punojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në vend”.

Kështu porositi shefi i delegacionit të BE-së në vend Samuel Zhbogar, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth mosmarrjes së datës për negociata, gjatë vizitës së tij në Gostivar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zhbogar lidhur me këtë vendim të Këshillit Evropian në takimin e tetorit shprehu keqardhje për rezultatin, por shfaqi edhe optimizëm se kjo mund të ndryshohet, sepse siç tha, vendet anëtare të BE-së, në muajt e ardhshëm do ta shqyrtojnë metodologjinë e re për zgjerim.

“Shpresoj se do të marrim vendim, por, nuk do të doja të ndërlidhem me afat, as të japë kornizë kohore. Këtu jam tashmë tre vjet dhe deri më tani kam besuar në afate dhe korniza kohore. Pas përvojës nga takimi i tetorit, nuk mundemi të premtojmë shumë në të ardhmen. Unë kuptoj se data është e rëndësishme si simbolike, ashtu edhe motivuese për qytetarët, por përcaktimi i datës, nuk do ta ndryshojë jetën e qytetarëve. Derisa e presim datën, të gjithë ne, Qeveria, BE-ja, institucionet, duhet të fokusohemi në punën si të përmirësohet jeta e qytetarëve”, tha Zhbogar në konferencën për shtyp e cila u mbajt pas takimit me kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori