“Zgjohu dhe vepro”, Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës kundër Suedisë

Juventusi sërish i ka uruar suksese sulmuesit Edon Zhegrova në përballjen e vështirë ndaj Suedisë.
Anësori zhvilloi pak minuta në barazimin ndaj Sllovenisë, ndërsa mbetet të shihet nëse do të luajë titullarë kundër suedezëve.
Juventusi këtë herë vendosi t’i uronte fat Zhegrovës përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, tashmë i njohur si “X”.
“Ngrihu dhe vepro. T’i urojmë Zhegrovës fat dhe bashkëlojtarëve të tij të Kosovës në përballjen ndaj Suedisë në kualifikueset e Kupës së Botës më vonë sonte”, shkroi klubi italian.
Up and at 'em, Edon! ⚡️
Wishing Zhegrova luck as he and his Kosovo teammates face off with Sweden in #FIFAWorldCup Qualification later today! 💪 pic.twitter.com/wHS8bjVceh
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 13, 2025
Ndërkohë, përballja mes Suedisë dhe Kosovës zhvillohet në Goteborg të hënën me fillim prej orës 20:45./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































