LAJMI I FUNDIT:

A zgjoheni shpesh me një shije të hidhur në gojë? Pse ndodh kjo dhe kur duhet të shqetësoheni?

A zgjoheni shpesh me një shije të hidhur në gojë? Pse ndodh kjo dhe kur duhet të shqetësoheni?

Ky fenomen mund të tregojë disa probleme shëndetësore

Nëse pothuajse rregullisht zgjoheni në mëngjes me një shije të pakëndshme dhe të hidhur në gojë, është koha t’u kushtoni vëmendje disa gjërave shumë të rëndësishme.


Shija e vazhdueshme e ndryshuar në gojë një mjekësi quhet disgeuzi.

Pacientët e përshkruajnë këtë shije të çuditshme si të pakëndshme dhe mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Çdo gjë varet nga shërimi i shkaktarit themelor të saj, transmeton Telegrafi.

Njerëzit me shije të çrregulluar mund të kenë ndjenjë të përhershme e cila shpesh përshkruhet si një ndër këto shije afatgjata:

– shije e hidhur,
– metalike,
– si ushqim i thartë ose me erë të keqe,
– madje edhe i kripur.

Mund të ketë shumë arsye për këtë dukuri të pakëndshme.

Në qoftë se ngrënia e ndonjë ushqimi tjetër apo larja me themel e dhëmbëve dhe shpëlarja e gojës me lëngje ndihmon që ta largoni këtë shije, kjo nuk do të duhej të ishte alarmante.

Megjithatë, nëse kjo shije e pakëndshme vazhdon për një kohë të gjatë, është koha për të kërkuar shkakun e saj dhe për të larguar sëmundje të rënda.

Shkaqet më të zakonshme të shijes së hidhur në gojë janë:

Higjiena e dobët e gojës

Ky është shkaku më i zakonshëm i një shije të hidhur në gojë, veçanërisht ndodh kur zgjoheni. Akumulimi i pështymës dhe baktereve në gjuhë, dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve mund të çojë në erë të keqe dhe një ndryshim në shije.

Zgjidhja është shumë e thjeshtë – kujdesuni për higjienën orale. Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë – kur zgjoheni dhe përsëri para gjumit. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të lani gjuhën ku grumbullohen bakteret dhe qelizat e vdekura.

Antibiotikët ose antidepresivët

Pas marrjes së disa ilaçeve, mund të ndjeni shije të hidhët në gojë ose të ashtuquajturën amëz metalike. Ilaçet që shkaktojnë këtë efekt përfshijnë:

– disa antibiotikë (për shembull, tetraciklinat)
– ilaçet për artritin
– barna të caktuara që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të zemrës
– ilaçet kundër depresionit

Shija e hidhur zakonisht zhduket brenda pak ditësh pas marrjes së ilaçit të ri. Megjithatë, nëse kjo është një ndjenjë e vazhdueshme, informoni mjekun tuaj, mund të ketë një zëvendësues për ilaçin tuaj që nuk do të shkaktojë simptoma të pakëndshme.

Shtatzënia

Një ndryshim në perceptimin e shijes është një simptomë shumë e zakonshme për shumë gra në tremujorin e parë të shtatzënisë. Formohet nga ndryshimet hormonale dhe zakonisht kalon vetvetiu brenda pak ditësh. Gratë shpesh e përshkruajnë këtë fenomen si pirje nga një filxhan metalik.

Suplementet e vitaminave

Disa suplemente vitaminash që përmbajnë sasi të mëdha të substancave metalike, si zink, bakër, hekur ose krom, mund të shkaktojnë një shije metalike dhe të hidhur në gojë. Ky efekt anësor është shumë i zakonshëm dhe zakonisht ndodh pasi suplementet absorbohen plotësisht nga trupi.

Sëmundja e refluksit gastroezofageal

Refluksi ndodh kur përmbajtja e stomakut kthehet përsëri në ezofag gjatë tretjes. Acidi i stomakut mund të kthehet në gojën tuaj, duke lënë një shije të hidhur. Shmangni ngrënien e ushqimeve që janë shumë të yndyrshme ose të vështira për t’u tretur. Është gjithashtu e rëndësishme të shmangni ngrënien e copëve të mëdha pasi ato e bëjnë të vështirë tretjen e ushqimit në mënyrë efikase. Konsultohuni me një mjek.

Problemet me mëlçinë

Një shije e hidhur në gojë mund të jetë një sinjal alarmi nga mëlçia. Kur nuk funksionon siç duhet, trupi fillon të grumbullojë sasi të mëdha amoniaku, i cili është një substancë toksike. Në kushte normale, amoniaku shndërrohet në ure në mëlçi dhe eliminohet në urinë. Nivelet e rritura të amoniakut ndryshojnë shijen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori