LAJMI I FUNDIT:

Zgjoheni me hundë të bllokuar? Nuk do ta besoni, por arsyeja mund të jetë edhe në ushqimin tuaj

Zgjoheni me hundë të bllokuar? Nuk do ta besoni, por arsyeja mund të jetë edhe në ushqimin tuaj

Zgjoheni shpesh me hundë të bllokuar dhe nuk jeni të ftohur, nuk vuani nga alergjitë, e ajrosni gjithmonë dhomën mirë para se të shkoni në shtrat dhe ajri në të nuk është i thatë?

Ju pyesni veten se çfarë po ndodh dhe si të shpëtoni prej saj.

Shkaktar mund të jetë edhe ushqimi. Domethënë, nëse keni ngrënë një vakt të madh vonë, pjata pikante ose vetëm pak fruta të thartë – kjo mund të ndikojë në frymëmarrjen tuaj, transmeton Telegrafi.

Fajtori është shpesh sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD ose GORD), ose thartira që, ndërsa qëndroni shtrirë, qarkullon atje ku nuk duhet – drejt hundës dhe sinuseve.

Kjo sëmundje, ndaj së cilës janë më të ndjeshëm njerëzit obezë, gratë shtatzëna, duhanpirësit dhe ata që marrin medikamente të caktuara, shumë lehtë mund të shkaktojë sekretim post-nazal, që është kur mukoza nga hunda juaj rrjedh në fyt.

istockphoto

Përveç hundës së bllokuar, manifestohet edhe me kollë kronike si dhe me ndjenjë shtrëngimi në organet e sipërme të frymëmarrjes.

Përveç simptomave të përmendura, me kalimin e kohës mund të shfaqen shenja të tilla si dhimbje gjatë gëlltitjes, rritje e pështymës, humbje peshe, erë e keqe e gojës, tharje e gojës dhe dhimbje gjoksi.

Prandaj, për të hequr qafe hundën e bllokuar në mëngjes, trajtoni refluksin.

Në fillim, për të shmangur këtë problem që prek miliona njerëz në mbarë botën, është shumë e rëndësishme të ndiqni rregulla të thjeshta: mos hani para se të shkoni në shtrat, shmangni alkoolin, acidet, erëzat dhe ushqimet e yndyrshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori